FMN: Politikat makroekonomike të Kosovës – në rrugë të duhur

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se, për arsye të qasjes së kufizuar në tregjet financiare botërore, Kosova ka shmangur çrregullimet serioze të krizës që po e dridh eurozonën.

http://www.botasot.info/img/IMF2.jpgNë njoftimin që është postuar në web faqen e FMN-së, thuhet se ekonomia e Kosovës është parashikuar të rritet me
5 për qind gjatë këtij viti. Sistemi bankar ka mbetur i qëndrueshëm, me likuiditet të shëndetshëm dhe mbulesë e kapitalit, thuhet në komunikatën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Komunikata e FMN-së citohet të dielën edhe nga agjencia e lajmeve AP.
Mes tjerash në komunikatën e FMN-së thuhet se misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i udhëhequr nga z. Johannes Wiegand, nga diskutimet e mbajtura me autoritetet kosovare nga data 2 deri më 11 nëntor ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka bërë hapa vendimtar drejt qëndrueshmërisë fiskale në menaxhimin më të fortë dhe ekzekutimin e buxhetit. Menaxhimi i shëndoshë fiskal mund të hapë rrugën për ndihmën financiare nga FMN-ja në vitin 2012 dhe për të lehtësuar vazhdimin e mbështetjes së donacioneve.
Në komunikatë tutje thuhet se ”Politikat makroekonomike dhe financiare në Kosovë janë plotësisht në rrugën e duhur. Shkurtimet e shpenzimeve prej 60.000.000 € janë zbatuar, ndërsa ”Reformat në sektorin financiar janë duke përparuar. Progres i mirë është bërë edhe në rishikimin e ligjit bankar dhe mikrofinancave”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar kushtuar Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni