FLOTA AMERIKANE GJENDET NE DURRES E JO NE SHKUP

Prishtinë, 24 prill – Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke vërejtur raportime të gabuara nga mediumet vendore lidhur me vizitën a anijes së Flotës Ushtarake Detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë, ka reaguar përmes një komunikate, që sot iu shpërnda medieve me rrugë elektronike. Në komunikatë thuhet:

Zbarkimi i anijes USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet europiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare. Gjersa janë në port, oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtarë vendorë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija, USS Gunston Hall, viziton këtë port bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të përgjegjësisë.

Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë ska lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarje në regjion. Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizië e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesinalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie, përfundon komunikata.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni