SKYFTER KADRIU: Presheva "mollë e ndaluar" për familjen e SKËNDER PLAKUT

“Qe plotë 22 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli,  mall që nuk do të mund ta përshkruante asnjë poet..”, thotë në një intervistë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” profesor Skyfter Kadriu Presheva, poet dhe veprimtar i shquar nga Kosova Lindore

 

Preshevë, 26 mars – Emri i Skyfter Kadriut Presheva nuk është i panjohur për lexuesit tanë, sidomos për ata të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), por edhe më gjerë Kosovë e Shqipëri. Skyfteri është vëllai i Hasan Kadriut Presheva, menaxherit të parë shqiptar pranë UEFA-s dhe FIFA-s, i cili vdiq në moshën 39 vjeçare nga një atentat i përgatitur në Bullgari në një udhëtim zyrtar para 14 vitesh (18 shkurt). Si Skyfteri ashtu edhe i ndjeri Hasani ishin rritur në frymën nacionaliste, e cila tashmë ju kishte bërë «tradicionale» në familjen Kadriu nga Presheva, të cilën e kishin «fituar» një pjesë nga politika diskriminuese serbe dhe një pjesë nga prindi i tyre, mësuesi i parë i (Karadakut) Luginës së Preshevës Skënder (plaku) Kadriu Presheva.

 

 

Serbia Hasanin e kerkon nën tokë, Skyfterin mbi tokë  ?!  

 

Djemtë dhe familja e Skënder Plakut ishin të një dere të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën më verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre. Gjyshi i Skyfterit dhe Hasanit ishte veprimtar i paepur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Babai i tij Skënder Presheva, intelektual nga të paktit në Kosovë, njëri me kulturë e guxim, burrë e patriot, me armë në dorë u angazhua për çlirim e bashkim kombëtar. Për këto angazhime një pjesë të mirë të jetës së tij e kaloi nëpër burgjet serbo-maqedone. I ndjeri Skënder Kadriu Presheva, i cili ndërroi jetë një vit para vdekjes së Hasanit, të birit të tij, një pjesë të mirë të jetës së tij punoi si mësues, duke mësuar e edukuar brezat e rinj me kultin për atdheun, për lirinë, për punën, për besën dhe për nderin e tokat shqiptare Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Skyfter Kadriu Presheva vëllai i Hasan Kadriut Presheva, menaxherit të parë shqiptar pranë UEFA-s dhe FIFA-s i cili vdiq në moshën 39 vjeçare nga një atentat të përgatitur në Bullgari në një udhëtim zyrtar para 14 vitesh (18 shkurt).

Me profesorin e fizikës Skyfter Kadriu Presheva, poetin e Kosovës Lindore u takuam rastësisht në një takim poetësh botëror në njërin nga metropolet e kulturës dhe civilizimin evropian. Me Skyfterin i lumi Zot e din se kur ishim parë, së paku 22 vjet, që kur isha student e ai jepte mësim në Prishtinë. Para se të zhvillonim një bisedë të shkurtër me të për ca orë u çmallëm, shëtitëm e biseduam. Pyetjen e parë që ma bëri ishte ajo “si e kam Preshevën?”, i cili në vazhdim shtoi me sy të skuqur se „nga ky takim i rastit se kam pritur që dikush ma sjell këtu një pjesë të Preshevës…”. Skyfteri edhe pse 22 vjet nuk kishte qenë në vendlindje për rrethana të njohura, ai më pyeti për secilin një nga një edhe atë me emër e mbiemër, për çudi edhe pas sa vitesh nuk e kishte harruar asnjë, pyeti për gjithë, shokët, miqtë, profesorët e të gjithë intelektualët e Luginës së Preshevës…biseduam e biseduam saqë edhe kishim harruar të drekojmë.

 

Skyfter Kadriu Presheva, sot është i martuar me Adrianën nga Vushtrria, ka një djalë dhe një vajzë, Skënderin dhe Donikën, që të dy studentë, Skënderi në shkollë ekonomike për dogana, vajza dentiste njëherazi në Akademinë e arteve, dega regji filmi, e cila ka realizuar dy filma me tematikë kombëtare. Skyfteri, si profesor i fizikës , krahas profesionit ai vazhdon të merret me krijimtari, me poezi. Skyfter Kadiu si mësimdhënës i fizikës ishte edhe redaktor artistik në revistën «Mërgimi», poezitë tij janë botuar herë pas here në gazeta dhe revista tona si në «Bota e Re» (Prishtinë), “Zëri i Rinisë” (Tiranë), etj…

 

Skyfter Kadriu është autori i katër veprave. E para është «Rekuiem-45, me poezi (1994), 2. “Diçka po lëviz” me poezi (2000); “Ku ta di unë” poezi (2003) 4. “Eeec…! (parakalo mendjen)”, është ky libri i fundit në dorëshkrim, i cili së shpejti do ta shoh dritën.

 

Meqë kishte vite e vite që nuk ishim parë me Skyfterin nuk dinim nga t’ia nisnim e si ta përfundonim bisedën tonë për agjencinë informative «Presheva Jonë». Ai fillimisht na përgëzoi për themelimin dhe punën informative që po e bëjmë. “Qe plotë 22 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli, malli që nuk mund dot ta përshkruajë asnjë poet. Unë bie me fjet, zgjohem dhe gjithnjë mendoj e ëndërroj për Preshevën time”.

 

Me gjithë se ne si gazetar, por edhe i mbarë opinioni në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë i kanë të njohura shkaqet dhe arsyet pse Skyfteri nuk ka mundur deri tash ta vizitojë vendlindjen, megjithatë ne patëm dëshirë ta dëgjojmë edhe opinionin e tij personal.  Lidhur me këtë ai thotë: “Dihen rrethanat në ish-Jugosllavisë siç dihen edhe tash, që ato nuk kanë ndryshuar fare, së paku për ne shqiptarët në Kosovën Lindore, apo siç po i thotë ndokush për Luginën e Preshevës. Dhe për arsye të njohura familja jonë ka qenë gjithnjë në shënjestër të ish-regjimit, kemi qene halë në sy për Serbinë e cila vazhdimisht ishim viktimë e dënimeve, persekutimeve, të ndjekur…nga shërbimet serbe si gjyshi, babai ynë (plaku Skënderi) qe i dënuar me vdekje nga regjimi serb, i cili vuajti 13 vjet burg. Skënder Kadriu, i cili ishte komandat i brigadës së 7 në luftën e Sremit të vitit 1945, ishte prefekt i Kërçovës dhe kryetar i parë i Komunës së Preshevës. Pastaj vëllai ynë i ndjeri Hasani, tash unë dhe në përgjithësi familja jonë Kadriu nga Presheva ishim vazhdimisht të përndjekje”, thotë Kadriu.

 

 

Fillimisht për situatën në Kosovë Skyfter Kadriu thotë se është bërë mjaft që nga ndërhyrja e NATO-s, lufta e UÇK për çlirimin e Kosovës, por Kosova dhe institucionet e saja  ende i presin shumë  punë dhe përgjegjësi, që të kemi një shtet funksional, ku funksion shteti juridik, stabil ekonomikisht dhe politikisht…sepse kufijtë e saj ende janë fragjil. Pastaj krimi i organizuar  bashkë me  pasigurinë dhe lëvizja e lirë e shqiptareve ende janë prezent në rajon, për shkak të veprimtarive të agjenturave të ndryshme në terren…Por, besoj se me kohën edhe këto dukuri negative institucionet e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar do t’i tejkalojnë.”

 

 

 

Të gjithë e dinë, s’ka BE pa Kosovën Lindore

 

 

Situatën në Luginën e Preshevës profesori i fizikës dhe poeti preshevar, e cilëson tejet dramatike, që sipas tij “fatkeqësisht që nga regjimi Milosheviçit nuk ka lëvizur, nuk ka ndryshuar asgjë në favor të shqiptarëve të këtyre viseve. Gjithkah u luftua dhe u bë më mirë për shqiptarët, Lugina e Preshevës e vetmja, si luftoi, si nuk luftoi, atje asgjë nuk u bë ?! Politikanët tanë si gjithnjë janë aty, sa për të justifikuar pluralizmin politik në Serbi. Situata ne Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për serbët bardhë e më bardhë, për shqiptarët zi e më zi. Më vinë lajme, lexoj se atje është prezent një nepotizëm, papunësi e madhe, një pasiguri, pa perspektivë, korrupsioni në kupë të qiellit, bashke me politiken diskriminuese serbe e ka bërë të veten, që shumë rinj të largohen nga Lugina ku Serbia bashkë me metodat e veta me ndjekje, provokime apo procese të montuara politike me pretekst vetëm për ta zbrazur Preshevën nga të rinjtë me qëllim të e realizmit të përpjekjeve serbomëdha, të spastrimeve etnike të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.. »

 

Se si e shef zgjidhjen e  çështjes së Luginës së Preshevës dhe perspektivën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vazhdim Skyfter Kadriu pohon se «koha e konflikteve, konfrontimeve ka ikur, fundja edhe ne e provuam ne Preshevë..pra gjendemi në një shekull, në një milenium që situatat, madje dhe ato te kufijve mund t’i  zgjedhim përmes rrugëve institucionale, d.m.th. pa viktima. Çdo shqiptarë e din se kujt i takon apo kah duhet të shkojë Lugina e Preshevës..dhe deklaratat e disa liderëve qe flasin shpesh se duhet Lugina të bëhet me Kosovën sa janë qesharake po aq edhe bëhen për marketing politik, sepse këtë populli ynë e dinë mirë. Por, shtrohet pyetja ata çfarë janë duke bërë në këtë drejtim. Prandaj, përveç këtyre deklaratave, liderët e Luginës, duhet rrespektuar dhe vënë në praktikë kërkesat legjitime, vullnetin e popullit shqiptarë të Luginës së Preshevës të shprehur në Referendumit të 2-3 Marsit të vitit 1992. Fundja, pavarësisht kufijve politik, ndarjes jonatyrale te shqiptareve, mohimi i të drejtës për bashkim, lidhjet jetësore midis shqiptareve, tradita e dinjiteti kombëtar do të jenë edhe më të forta.

 

 

Lugina e Preshevës jo ishull

 

Presheva, Bujanoca e Medvegja do të jetë pjesë e BE-së, sepse nuk mundet as Kosova e as Serbia të shkoje në Evropë duke lënë Luginën e Preshevës të izoluar, si siujdhesë.


4 Komente

  1. Kastriot, March 27, 2012:

    Skender Kadriu ka ndrru jete me 31 janar 1997 nje vite para Hasan Kadriut (18 shkurt 1998)

  2. Gimi1702, March 28, 2012:

    pershendetje per te madhin skyfter kadriu,dole i ri nga presheva jo me deshire por me dhune nga shkau,e tash nga fotoja shifesh se ke ndrruar shum,e presheven ashtu si e le para 22.viteve ashtu e ke te lene anash,te raskapitur e te plakur,pra si nje femi pa nene,e politikanet e tane qte them hajn mbi hajn vetem per interesat e tyre personale,e ti qendro atje profi yne i dashur se nji dite do te ish ne mesin tone,te fala nga ish nxenesi i yte agimi, e di se nuk te kujtohem po me u takue me njeh…

  3. Selmonhasani, May 13, 2012:

    jam lumtur qe jam nga presheva  ket poesie qe e lexova veprate e presheves nga SKYFTER KADRIU jam vajza e selman hasani nga presheva 13 mvjet  kem miqesi me SKYFTER kadriu per veprat e ti me ka tregu babaj selman qepresoj je te lumtur per famillen KADRIU e kem pas deshi qe takohem jetojm ne france ju lutum per vepra e jue kem degjuar dhe per pune e juaje per ti ndihmua populat shiptare nga lugina e preshevespune e pa lolshme per kombi shqiptar jam lindur ne france quem KAQUSHE HASANI jem takuar te halla ime zoteri SKYFTER ne se e lixhone ket comment ma kthene pergjigjen

  4. Sylvia Varga, May 22, 2012:

    SILVIA  SIERRE  1992 ,,TROPIQAL QUARTETT”  IN MEMORIAM ,,HASAN  KADRIU”

Komentoni