Manifestimi tradicional kulturo – sportiv “Flakadani Karadakut”, sot është mbyllur me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës . Familjarë, bashkëluftëtarë, veteran të luftës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi., njofton RTP.

 

Ndërkohë një delegacion nga Lugina dhe disa nga bashkëluftëtarë të Komandant Mjekrës kanë qëndruar në konakun e babait të dëshmorit Ramush Azemi. Në këtë Odë u thanë shumë merita dhe fjalë trimërie për komandant Mjekrën për veprën dhe idealin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare. E me këtë krenar është edhe prindi i Mjekrës Ramushi , i cili nga kjo odë burrash tha se amanetit i dëshmorëve nuk po merret në konsideratë, bile sipas tij politikanët po pengojnë edhe lëvizjen në mes nesh , duke kuptuar taksën dhe pasaportën që po e kërkojnë polica e Kosovës. Por ai mbete optimistë se gjeneratat e reja duhet ndjekur rrugën e bashkimit . Për veprën e Nijazi Azemit folën edhe Muharrem Xhemajli Kryetar i OVL – se UÇK-së dhe Xhavit Jashari kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së të cilët ishin shumë kritik ndaj spektrit politik shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe Ramadan Ismaili kryetar i OVL-së së UÇPMB-së thanë se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrrës. Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme tl thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës , Nijazi Azemi kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari , por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu

SHPËRNDAJE