Fjalori Enciklopedik Shqiptar- vepër me rëndësi për kulturën shqiptare

 

Ky fjalor u prit me një interesim të madh nga intelektualë, qytetarët, si dhe entet dhe institucionet shkencore të kulturës shqiptare, sepse nëpërmjet këtyre botimeve të reja do të zgjerojmë dhe thelojmë dijen e tyre për Shqipërinë dhe botën shqiptare në tërësi .

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, duke çmuar rendësin dhe vlerat e “Fjalorit enciklopedik shqiptar” për kulturës kombëtare, vendosi të përgatisë një botim të ri të rishikuar ka planifikuar hartimin e një fjalori “Enciklopedik shqiptar” në tri vëllime, si vepër me karakter më të gjerë, jo vetëm për nga numri i zërave, por edhe për nga trajtimi i tyre. Ky botim i ri i “Fjalorit enciklopedik” është përgatitur në rrethana të reja historike-politike të brendshme e të jashtme dhe në pajtim me to ndryshon shumë nga fjalori i mëparshëm, si nga ana e sasisë, ashtu edhe nga përmbajta e zërave dhe nga mënyra e trajtimit të tyre. Ky fjalor përfaqësojnë një vepër të madhe shkencore dhe sintetike nëpërmjet të cilit pasqyrohet Bota Shqiptare në tërësi dhe të trevave e tij etnike. Në mesin tonë vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i gjithanshëm i jetës së shtetit shqiptar që nga 28 Nëntor të vitit 1912.

Në hartimin e kësaj vepre me karakter kombëtar kërkesë themelore ka qenë trajtimi i zërave me vërtetësi e saktësi shkencore. Është synuar të paraqitet mendimi më i ri i shkencës shqiptare, arritjet e shkencave albanologjike në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, në diasporë dhe vende të tjera.

Në të gjitha hallkat e punës për këtë vepër janë bërë përpjekje për të dhënë një trajtim shkencor sa ma objektiv, duke nxjerrë në pah rrugën dhe vlerat historike e kulturore të popullit shqiptar. Në fjalorin Enciklopedisë shqiptare mirë pasqyrohen individualitete kombëtare i popullit shqiptar, lashtësia dhe autoktonia e tij në trojet e veta stërgjyshore, marrëdhëniet me popujt tjerë dhe vendin e tij në historinë dhe kulturën botërore. Në zërat e kësaj vepre mirë pasqyrohen institucionet politike, ekonomike, shoqërore, arsimore, shkencore, artistike, fetare të popullit shqiptar dhe të paraardhëseve dhe roli i tyre në historinë e marrëdhënieve me qytetërimit e lashta e të mëvonshme deri në ditët sotme.. Vend të rëndësishëm gjithashtu zë mjedisi gjeografik, qendrat e banuara, qendrat arkeologjike, degët e ndryshme të ekonomisë, industrisë, energjetikës, bujqësisë, transportit dhe shërbimeve tjera.. Vend të rëndësishëm zë edhe gjeologjia, pasuritë nëntokësore dhe shfrytëzimi i tyre, zhvillimi historik, marrëdhëniet me fqinjët dhe me shtet tjera, historinë ushtarake, arsimin, shkencën, letërsinë shqiptare e gjuha shqipe, kulturën materiale e shpirtërore të popullit shqiptar. Kur jemi këtu duhet përmendua personat që kanë dhënë ndihmesa të çmuara në fushën e historisë e të jetës politike, në fushën ushtarake dhe në degët e ndryshme nga fushat e ekonomisë, e shëndetësisë, të arsimit, të shkencës, të kulturës, të artit kombëtar, të fesë, sportit dhe lëmit tjera. Në të kaluarën dhe sot. Në këta fjalor enciklopedike janë përfshi gjithashtu edhe personalitete e figura të mirënjohura të huaja, të cilat kanë pasur ose kanë lidhje të drejtpërdrejta me çështjen shqiptare. Në këtë botim të ri të këtij fjalori enciklopedik kanë zënë vend të rëndësishëm edhe personat nga jeta politike, kulturore-artistike e fetare, të cilët kanë qenë të akuzuar atëherë dhe sot për pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre politike gjatë periudhës të pushtetit komunist të diktatorit Enver Hoxhës.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë më fjalorin e ri enciklopedik në tërësi ka mënjanuar vlerësimet ideologjike e politike të së kaluarës komuniste të cilat kishin sjellë shtrembërime të së vërtetës historike për një numër ngjarjesh e personalitetesh. Shtesat prej dymijë e treqind zërash në krahasim me fjalori enciklopedik shqiptar të botuar gjatë vitit 1985 nuk ka të bëjë vetëm me përfshirjen e ngjarjeve dhe dukurive të reja të cilat i përkasin përudhën nga vitit 1985 deri në ditët sotme. Duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar sot për popullin shqiptar në Gadishullin Ballkanik, veçanërisht çlirimin e Kosovës gjatë muajin qershor të vitit 1999 dhe shpallja e republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran me shtatëmbëdhjetë shkurt të vitit 2008, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra e Enciklopedisë Shqiptare dhe redaksitë e fushave të ndryshme bënë shumë përpjekje që në këtë botim të ri të Fjalorit Enciklopedik të pasqyrohen gjerësisht të gjitha trevat shqiptare, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zërat për qytetet, fshatrat, grykat, lumeje e tjera. Përveç kësaj, janë shtuar në mënyrë të ndjeshme edhe zërat për personalitete e figura historike ose të fushave të ndryshme të kulturës, artit, shkencës, sportit e tjera.

Për realizimin e kësaj vepre me rëndësi të madhe kontribut të madh kanë dhënë punonjësit shkencor të instituteve dhe qendrave kërkimore-shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pedagoget e Universiteteve, Akademive dhe të institucioneve tjera kërkimore – shkencore të Universiteteve të Kosovës, Tetovës, Malit të Zi si dhe botës së jashtme.

“Fjalori Enciklopedik Shqiptar” u prit me një interesim të madh nga gjeneratat intelektualeve arsimore, qytetaret e thjeshtë, si dhe entet dhe institucionet shkencore të kulturës në trojet shqiptare të cilat në këto momente kanë interes dhe nevojë të madhe që nëpërmjet- fjalorëve enciklopedik të zgjerojnë dhe thellojnë dijen e tyre për Shqipërinë dhe Botën Shqiptare në tërësi …/bs


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni