Morali i historisë së tij mund të jetë se kurrë nuk është vonë për të mësuar. Allan Stevvart u diplomua në master për shkenca klinike nga Universiteti Southern Cross në Australi në moshën 97-vjeçare.

Ky master e bën atë personin më të moshuar që graduohet për herë të dytë. Në vitin 2006, Steëart fitoi të drejtën të hynte në listën e rekordeve botërorë Guinness, ku arriti të merrte diplomën e nivelit të parë për Juridik në moshën 91-vjeçare.

I pyetur nëse do të përpiqej për më shumë arsim, ai u përgjigj se do ta merrte më ngadalë këtë radhë: “Mendoj se kam bërë mjaftueshëm. Tani do merrem me kopshtin dhe do të vizitoj familjarët e mi rregullisht”,-tha ai. Masteri është diploma e katërt për Stewart.

SHPËRNDAJE