Barcelona merr tre pikëshin në fushën e Zaragozas duke pritur tanimë Real Madrid nëse do të bëjë një hap fals apo jo. Në minutën e 23 erdhi një karton i verdhë për Valdes dhe një minutë më pas humbet penalltinë Aranda duke mos e çuar skuadrën vendase në avantazh. Në minutën e 28 merr një karton të verdhë Zuculini. Do të jetë sërish Aranda që gjen rrjetën duke korrigjuar humbjen e penalltisë. Në minutën e 35 merr karton të verdhë Minero dhe një minutë më tej shënon Puyol golin e barazimit.

Vetëm pas tre minutash të tjerë Lionel Messi shënon golin e avantazhit duke kaluar Barcelonën në një pozitë të favorshme. Në minutat e fundit të pjesës së parë ndëshkohet Keita me të verdhë dhe Minero merr të dytin të verdhë e del jashtë me të kuq. Gjyqtari dha edhe tre kartona për Micael, Adriano dhe Lanzaro. Në minutën e 86 shënon me penallti Messi golin e tretë. Rodriguez do ta gjente rrjetën në minutën e 90 për golin e katërt.

SHPËRNDAJE