Firma ime nuk vihet në asnjë dokument marrveshjeje me Kosovën

 Shefi i ekipit të Beogradit në dialogun me Prishtinës, Borislav Stefanovic ka thënë se nuk do të nënshkruar kurrfarë marrëveshje me përfaqësuesit e ekipit kosovare, por vetëm se marrëveshjet e arritura do t’i implementojnë qeveritë, ndërsa do të mbikëqyren nga BE-ja.

“Asnjë nuk do të nënshkruhet, sepse kjo nuk është formë e marrëveshjes, por, përpos kësaj të gjitha marrëveshjet dërgojnë nga Brukseli”, ka thënë Stefanovic për gazetën “Politika”,  lidhur me paralajmërimet e medieve se mund të nënshkruhet një marrëveshje për lëvizje të lirë para arritjes së përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë.

Sipas tij, ekipet e Beogradit dhe Prishtinës janë afër zgjidhjes së çështjes për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, por edhe çështjen e kadastrit, librave amëz dhe me çështjen e telekomunikacionit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni