Filmi që triumfon edhe 17 vjet më pas

“Mbreti Luan” është një nga filmat vizatimorë më të preferuar nga të gjithë fëmijët dhe jo vetëm.

Filmi i prodhuar në vitin 1994 ishte një sukses i madh 17 vite më parë, por është rikthyer sërish i sukseshëm javën e kaluar në sallat amerikane të kinemasë, kësaj radhe në versionin 3D. Bëhet fjalë për të njëjtin film, por i konvertuar në formatin dixhital.

Pritej që nga ky film të fitoheshin 8-9 milionë dollarë gjatë “premierës” në fundjavë, por suksesi ishte shumë më i madh. “Mbreti Luan” u bë filmi më i shikuar në SHBA gjatë fundjavës dhe arriti të fitonte 22 milionë dollarë.

Tashmë, ky film ngjitet në vendin e 17 të renditjes së filmave me më shumë fitime në SHBA me një total fitimi prej 262 milionë eurosh.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni