Shumica e amerikanëve e dinë se presidenti i Shteteve të Bashkuara Abraham Lincoln u vra nga John Wilkes Booth. Por, ata ndoshta nuk e dinë se Booth ishte pjesë e një konspiracioni të ndërlikuar. 12 ditë pas kryerjes së vrasjes, Booth u qëllua me armë zjarri nga autoritetet që e kërkonin atë. Katër persona të dyshuar se ishin pjesë e këtij konspiracioni u ekzekutuan dhe katër të tjerë u dënuan me burg. Tani, një film i ri i regjisorit Robert Redford ndriçon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë amerikane. Me 16 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln qëllohet me armë zjarri kur ishte duke shikuar një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington. Pas pak ai vdes, dhe Shtetet e Bashkuara përfshihen nga një kaos. Autori i vrasjes ishte aktori amerikan John Wilkes Booth.

Shumica e amerikanëve besojnë se aktori Booth ka vepruar i vetëm. Në fakt ishin 8 persona tjerë në komplotin për vrasjen, jo vetëm të presidentit por edhe të nënpresidentit dhe sekretarit të shtetit. Filmi i ri i quajtur “The Conspirator,” me regjinë e Roberto Redford-it, përqendrohet në gjyqin ushtarak kundër Mary Surratt-it, nënës së një prej komplotistëve të arratisur. Ajo paditet sepse ishte pronare e një shtëpie në të cilën djali i saj, George Surrat, mbante takime të rregullta me komplotistët tjerë. Frederick Aiken është prokuror i cili ka luftuar me ushtrinë e veriut kundër forcave të jugut.

Fillimisht, ai hezitoi të merrte detyrën e avokatit mbrojtës për zonjën Surrat. Në fund të fundit ajo ishte nga jugu. Por ai ndryshoi mendjen kur kuptoi se zonjës Surrat mund t’i mohohet e drejta pë një proces gjyqësor të drejtë. Avokati Aiker mendoi se një nga mënyrat për ta ndihmuar atë ishte gjetja e djalit të saj. Filmi tregon marrëdhëniet mes zonjës Surrat dhe avokatit të saj mbrojtës. Por, në këtë tregim shfaqet edhe vullneti i një nënë të përkushtuar për të bërë gjithçka që është e mundur për djalin e saj. Premiera e filmit u mbajt kohët e fundit pikërisht në teatrin ku u vra presdenti Linkoln.

SHPËRNDAJE