Në Turqi sot janë vënë themelet e ndërtimit të urës më të madhe në Evropë, e cila lidh Evropën dhe Azinë mbi Dardanele.

 

Ura ka filluar të ndërtohet në Çanakkala në veriperëndim të Turqisë, e cila mban emrin “Çanakkale 1915”.

 

Kjo do të jetë ura e parë që qëndron pezull në Dardanele, dhe e pesta në rajonin e Marmaras dhe do të përbëhet nga gjashtë korsi, tre në çdo drejtim.

 

Planifikohet që ura “Çanakkale 1915” të jetë e hapur në vitin 2023, kur do të shënohet 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë

Projekti është vlerësuar dhjetë miliardë lira (2.566 miliardë euro). Ura është 3.860 metra e gjatë, ose më shumë se pesë kilometra, duke përfshirë edhe viaduktet.

SHPËRNDAJE