files (1)Mijëra qytetarë  të grumbulluar para Qendrës Tregtare  Çairçanja, filluani protestën e paralajmëruar kundër rastit ‘Monstra’. Qytetarët të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale përmes protestës në fjalë shprehin paknaqësin e tyre rreth rastit ‘Monstra’, për të cilin vlerësojnë se është rasti i montuar. Në krye të protestës qëndrojnë familjarët e të dënuarve.

filesProtesttuesit brohorisin ‘Duam drejtësi’. Më 30 qershor Gjykata themelore shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm për 6 të akuzuarit në rastin ‘Monstra’.  Protesta e cila  filloi nga Çairçanja,  vazhdoj në  drejtim të Bit Pazarit dhe u ndal para gjykatës themelore.  Para gjykatës disa nga protestuesit filluan të gjuajnë me gurë  nëdrejtim të gjykatës. Kjo shkaktoi intervenimin e policisë e cila me shok bomba dhe me gaz lotësjellës shpërndau protestuesit.

Protestuesit e acaruar me thirrje kundër montimeve të rasteve nga Gjyktata e Shkupit, po gjuajnë me gurë ndërtesën e gjykatës në Shkup. Mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për shqiptarët.

 

SHPËRNDAJE