[wp-like-locker] Sot janë takuar drejtuesit kryesore të FIFA-s dhe UEFA-s z Blater dhe Platini. Kosova drejt anëtarësimit në FIFA, ishte tema ekëtij takimi “Kjo është një çështje thjesht politike, dhe vendimi i sotëm është në kundërshtim me statutin e UEFA-s,” tha Platini. Kurse, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s z. Jerome Valk ka refuzuar vërejtje Platinit duke u përgjigjur se  “ne kemi pranuar shtetin vetëm për të luajtur futboll…”

 

Drjetpërsëdrejti nga UEFA

 

Gjenevë/UEFA 23 maj

 

Zyra e Ekzekutivit të FIFA-s  ka miratuar një vendim me rekomandimin e presidentit të saj z. Blater Sepp, rreth Kosovës.  “Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s. Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

 

Burimet e agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” kanë mësuar se UEFA dhe Federata e Futbolistë  të Serbisë (FFS) të pakënqura me vendimin e FIFA-s, drejtuesit e kësaj të fundit  kanë pranuar dje një ftesë nga Gjeneva (Nyon)  për një takim urgjent mes Platinit dhe Blater,  ku ky u findit i ka shpjegoj presidentit të UEFA-s arësyet e vendimin e saj për Kosovën. Këtë takim,  duket ta kishte kërkuar edhe udhëheqësit e FFS-së nga Beogradi.

Megjithatë, drejtuesit e  FIFA-s nga ky takim takimi kanë bëri të qartë  se vendimi në fjalë shpreson të “përshpejtojë përpjekjet e Kosovës për t’u bërë një anëtare e plotë e FIFA dhe UEFA”

 

Këto vitet e fundit sikur  FIFA dhe UEFA e kishin  refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesat e Kosovës për t’u të pranuar anëtare  e tyre me arësyetimin dhe refreni tashmë të njohur se “Kosova nuk na qenka  anëtare e Kombeve të Bashkuara..” cka ky element qenka si kusht  themelor në statuset e këtyre dy organizatave për të qenë anëtare e tyre. Këtë ja kishte konfrimuar edhe Michele Platini në inerevistën e fundit për agjencinë informative “Presheva Jonë” .

 

 VENDIMI I FIFA-s PËR KOSOVËN SHUPLAKË PËR PLATININ

“Çdo vend apo Federatë që është bërë anëtare e UEFA-s ka qenë dashur të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kjo sigurisht do të vlejë edhe për Kosovën, dhe gjitha vendet tjera të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të organizatës sonë. Pra, pos kërkesës sipas statusit të UEFA-as (neni 5, al. Nr 1) nuk ka tjetër kriter preciz për anëtarësim te ne. Prandaj, atë ditë që Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, po atë ditë do të jetë anëtare e UEFA-s. Kosova plotëson gjitha kushtet për një anëtarësim të tillë, pos duhet pritur para kësaj, anëtarësimin e vendit tuaj në familjen e Kombeve të Bashkuara”, kihste dekalruar ditëmë aprë për „Presheva jonë“ Presidenti i Konfederatës evropiane të futbollit (UEFA) z.Michel Platini.

 

Ndryshe nga Platini, presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar ndryshime të politikave.  “Me iniciativën e z. Blater u kërkua nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, ka deklaruar Jerom Walcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s. Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë procesine  afrimit të Kosovës drejt FIFA-s.

 

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Serbisë ka protestuar pas vendimit të FIFA-s që i ka mundësuar 208 vendeve anëtare të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën. Këtre zërave ju ka bashkangjitur edhe Michelë Platini duke shqaur pakënaqësit e vendim të FIFA-s për Kosovën.

 

Por, presidenti i FIFA-s z. Bratler këtyre zhurmagjive ju është përgijgjur qartë se “Detyra jonë është që të mbrojmë të drejtën e lojës së futbollit, dhe kjo lojë duhet t’i ketë dyert e hapura për të gjithë..”  Prandaj, sipas presidentit të  FIFA-s “interesimi më i madh për pranimin e Kosovës në FIFA vjen nga Evropa për shkak se 22 vende, nga 27 tjera, të shteteve të BE-së  e kanë njohur  njohur shtetin e ri…”

 

“Unë mendoj se kjo është ajo që ne kemi vendosur tashmë logjikisht, dhe kjo është për solidaritet në futboll. Le ta luajnë”, ka pohura z.Blater, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s z. Jerome Valk ka refuzuar vërejtje Platinit se “vendimi i FIFA-s për Kosovën qenka  një vendim politik…” Por, z.Valk ju është përgjijjur Platinit shkurt se  “ne kemi pranuar shtetin vetëm për të luajtur futboll”.

 

“Ky është një hap një hap i madh drejt pranimit të plotë të futbollit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. . Duhet falënderuar gjithashtu edhe mediat, të cilat me punën e tyre jo të lehtë kanë pasqyruar, sukseset dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar futbolli i Kosovës. Lejimi i zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare jam i sigurt se do ta ndihmojë edhe procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës…”, ka deklaruar z.Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së

 

Për fund, do kishim shtuar se Kosova si shtet me Federatën e saj të Futbollit nuk ka asgjë të keqe me UEFA-n, prandaj edhe ketë rapot e titulluam FIFA – PLATINI  8 :2 (tetë me dy) [/wp-like-locker]

SHPËRNDAJE