Organizata me qënder në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Freedom House publikoi raportin e përvitshëm “Vendet në Tranzit 2012”, ku ndër të tjera një pjesë të rëndësishme e zë edhe situata në Shqipëri gjatë vitit 2011. Sipas këtij raporti, gjyqësori në Shqipëri është përkeqësuar me ndikimin politik, ashtu si edhe me vrasjen e një gjykatësi, për herë të parë në historinë e vendit.

“Asnjë proges i dukshëm nuk është arritur në sistemin e drejtësisë”- nënvizon raporti. Nuk pati progres gjatë vitit 2011, pas një viti të trazuar që po e mban Shqipërinë larg marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Nota 5 është vlerësimi që jep Freedom House për korrupsionin në Shqipëri një notë e pandryshueshme që prej vitit 2007. Sipas këtij raporti, zhvillimi i zgjedhjeve në mënyrë të dobët në Shqipëri dhe Kosovë tregoi brishtësinë e reformës elektorale në mungesë të pavarësisë dhe besueshmerisë së gjyqësorit.

SHPËRNDAJE