Feston 105-vjetorin gruaja që parashikohej të vdiste foshnje

Një kanadeze festoi e lumtur këtë të hënë 105-vjetorin e lindjes, ndonëse iu dhanë vetëm 12 orë jetë, kur lindi në vitin e largët 1906.

Megjithatë, Lillie Arnold nuk ngriti asnjë dolli për këtë arritje, pasi ajo shpjegon jetëgjatësinë e saj me faktin që nuk ka kthyer kurrë një gotë alkool në jetën e saj.

”Në lindje isha binjake, por të dyja lindëm përpara kohe dhe ishim shumë të imta. Në atë kohë, kishte shumë më pak mënyra për të trajtuar të porsalindurit e hershëm. Motra ime ndërroi jetë brenda pak kohe dhe nënës i thanë që edhe unë do të vdisja brenda ditës”, kujton 105-vjeçarja, transmeton TCH.

”Isha shumë e dobët, por ia dola dhe sipas nënës, fakti që unë mbijetova u bë një legjendë në spital pas askush nuk e besonte. Do të doja të takoja një ditë në parasjë mjekun që tha që unë do të jetoja vetëm 12 orë”, shton gruaja, e cila në jetën e saj, tashmë i është afruar praktikisht një milion orëve jetë.

Një kujdestare në azilin ku qëndron e moshuara, tregoi se në vitet që kur ajo kaloi në qendrën për të moshuarit, ka gëzuar gjithmonë shëndet dhe kujtesë shumë të mirë.

”Një tjetër antar i familjes sonë jetoi deri 102 vjeç, prandaj duhet të ketë diçka në gjenet tona që na bën të jetojmë kaq gjatë”, shprehet e moshuara.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni