Ferizaj: Një grabitje dhe një vrasje në tentativë

 

 

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se në orët e hershme të së hënës nga persona të panjohur është plaçkitur një kazino.

Burime policore thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në kazinonë “Kajot”.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi ka thënë se me të marr informatën, njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore.

“Në vendin e ngjarjes jemi informuar se dy persona të dyshimtë, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës dhe sprejit nga punëtori i kësaj kazinoje kanë grabitur 165 euro”, theksoi Gashi.

Mësohet se pas kësaj, të dyshimtit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa në vendngjarje ka dal edhe njësiti i hetimeve rajonale, të cilët janë duke u marrë me rast. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili autorizon hetimet rajonale që të ndërmarrin të gjitha veprimet lidhur me rastin.

Për momentin nuk ka të arrestuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni