Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka filluar të mendoj për të ardhmen e klubit nga “Old Trafford” pas largimit të tij.
Ai ka thënë se trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” nuk do ta ketë të vështirë për të vazhduar me rezultate të mira. “Sigurisht se Mançesteri do të jetojë edhe pas largimit tim. Junajtedi është një institucion dhe historia e klubit është e mahnitshme”, ka theksuar Ferguson për “Daily Mirror”. Ai ka folur edhe për atë se di duhet të jetë pasardhësi i tij. “Pasardhësi im duhet të jetë një trajner i spikatur. Nuk besoj se do të vendosim për ndonjë trajner të ri. Sidoqoftë, mendoj se kushdo që vjen nuk do ta ketë të vështirë për ta vazhduar rrugën time”, ka shtuar Ferguson.

SHPËRNDAJE