Fëmija më me të ardhura i Hollywood

 

Jaden Smith ka dy prindër shumë të pasur, Will Smith dhe Jada Pinkett, por mesa duket kjo nuk mjaftonte për të.

Djaloshi, falë fitimeve nga filmi Karate Kid, është bërë tashmë fëmija më i paguar në Hollywood.

12-vjeçari nënshkroi një kontratë prej 1 milionë dollarësh për të interpretuar në këtë film dhe nëse filmi do të arrinte të grumbullonte 150 milionë dollarë (gjë që e arriti) Jaden do të merrte edhe 2 milionë dollarë të tjerë bonus.

Jaden Smith nisi xhirimet e filmit Karate Kid, në të cilin është protagonist së bashku me Jackie Chan, kur ishte vetëm 10 vjeç.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni