Senad MAKU


Shqiptarët i përkasin një populli ndër më të lashtët të Evropës. Përhapja e Islamit në botë e veçan në trojet shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë çështje mjaft e vështirë dhe komplekse. Që të hedhet dritë në këtë temë, nevojitet një qasje multidisiplinore dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, arkeologjike e të tjera.
Kontaktet e para të shqiptarëve me islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke,qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat i kemi shtjelluar në temat e kaluara.
Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
“Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”. (Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, Përmbledhje studimesh, fq. 58)
Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre.
Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëher mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, I cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.
Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
Historiani ynë I periudhës osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”. (Islami në shqipëri gjatë shekujve, Ali M. Basha, fq. 70)
Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fen e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
Kurse Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”. (Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232)
Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47)
Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.
Ndërsa Hadrian Renald, është shprehur se: “Nuk ka në botë besim i cili të ketë qenë kaq keq i komentuar nga armiqët e tij dhe që u është shtruar aq shumë nënçmimit dhe mllefit sikurse është Islami”. Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”.
Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59)
Intelektuali Abdi Baleta pohon: “Prania e faktorit musliman nė shqipėri ka qenė faktor shpėtimtarė “. Poashtu Gjergj Fishta i cili nė “Lahuta e Malcis”, ka shkruar: “Por, pse na tė vegjėl jemi/ Pse kend fis e vėlla nuk kemi/ Na sot shkjaut s’mund t’i bajmė ballė/ Qi po do t’na pėrpijė gjallė/ Prandaj, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sot na, si pėrpara/ Tė rrim njit me mbret tė Stambollit/ Pėr me i bamun ballė Nikollit…”.
Mirėpo ēėshtė mė e keqja, po fshihet e vėrteta nė lidhje me pėrqafimin e Islamit. Edhe pse ka filluar tė zbehet mendimi se Islami ėshtė pranuar me dhunė, mendimi I keq ende egziston. Nė literature tė ndryshme pėrmendet gjoja gjendja e rėndė ekonomike Brenda perandorisė Osmane si presion pėr ta pėrqafuar fenė Islame. Kjo nuk qėndron, sepse mirėkuptimi midis fesė Islame dhe feve tė tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanė qenė ēėshtjet parėsore qė kanė bėrė pėr vete njė numer dhe mas tė madhe njerėzish, kurse dhuna ka qenė pėrjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit tė shqiptarėve nė Islam, Tomas W. Arnold, pėrveē tė tjerash shkruan: “Ėshtė e mjerueshme ajo qė pohojnė autorėt e krishterė se shqiptarėt janė detyruar ta pranojnė fenė nėn presionin e dhunės e tė haraēeve tė paligjshme. Kėta autorė nuk na ofrojnė fakte pėr akuzat e tyre. Zmajeviēi konvertimin e dy mijė njerėzve e arsyeton me numrin e madh tė tatimeve dhe tė taksave tė tjera, por ai nė tė njėjtėn kohė e pranon se edhe muslimanėt jepnin tė njėjtat tatime”. (Pėrmbledhje studimesh, vepėr e cituar, fq. 115)
Duke e ditur dhe duke I cekur disa nga thėniet, argumentet e lartėpėrmendura, se cka sillte islami pėr shqiptarėt nė tė gjitha sferat e jetės, qoftė materiale, shpirtėrore, morale e politike, si mund tė mohohet e vėrteta e tė shpifen intriga pėr Islamin dhe muslimanėt se kinse ėshtė pėrdorur dhunė pėr pėrqafimin e Islamit?
Ėshtė turp I madh pėr tė gjithė historianėt qė mbėshtesin kėtė tezė, duke e ditur se Islami ishte ai qė na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonė.

SHPËRNDAJE