Feith: Zgjedhjet e sotme rast i mire per përmisimin e imazhit të Kosovës

Feith: Zgjedhjet e sotme rast i mire  per përmisimin e imazhit të Kosovës


“Duke votuar, kosovarët do të vendosin për qeverisjen e vendit për katër vjetët e ardhshëm”, tha Feith.

 

Prishtinë, 12 dhjetor (AIK Presheva Jone)

Zgjedhjet e lira e demokratike janë të rëndësishme për reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, tha Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Piter Feith.

“Duke votuar, kosovarët do të vendosin për qeverisjen e vendit për katër vjetët e ardhshëm”, tha Feith.

“Natyrisht që është me rëndësi që zgjedhjet të kalojnë si duhet dhe pa ndonjë parregullsi në mënyrë që të përmirësohet reputacioni ndërkombëtar i Kosovës”, tha Feith.

Këto komente Feith i bëri gjatë vizitës në një qendër votimi të improvizuar ku nxënësit po ushtronin një proces votimi të cilësuar si votuesit e të ardhmes.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni