Fehime Selimi – Bajra u lind më 10 dhetor 1954 në Preshevë.Rjedh nga një familje me tradita arsimore dhe patriotike,shkollën fillore e kreu në vendlindje e me pas shkollën e mesme në Shkup,ndërsa studimet universitare,Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe,në Universitetin Filozofik të Prishtinës.

Me krijimtari letrare u mor që nga vitet e ’70-ta.Ka shkruar në shtypin e asaj kohe pandërprerë si në:”Rilindja”,”´Fjala”,”Bota e Re” etj. Kryesisht ka shkruar për të rritur,po gjejmë edhe disa poezi për më të vegjëlit .

Vargje ngas Fehime SELIMI

“Në vetullën e Tanushës prehet harrimi
Arkeologët gërmojnë buzëqeshjet tua
Dhe ëndrrat e mia
Ulpianë “

(Ulpiana I, faqe 22).

 

Ka shkruar kryesisht poezi por ka diqka edhe ne prozë por fatkeqësisht ato egsistojnë vetëm në dorëshkrim. Ushtroi profesionin e gazetares në të përditshmen “Rilindja”,pastaj si përkthyese në Kuvendin Krahinor të Kosovës deri në shembjen e autonomisë së Kosovës.

E më pas në fillimin e viteve të ’90-ta për shkaqe sigurie pasi që bashkëshorti i poetës ishte i burgosur politik(Isa Bajra) u detyruan që të shpërngulën me familje në Istog, në vendlindjen e shokut duke e braktisur kështu jetën në “Prishtinën e saj” që aq shumë e deshi…Por edhe aty poetja jonë shpejt e gjenë vetën i përshtatet jetës dhe bën shoqëri që do ti zgjasin tërë jetës,kah filimi i vitit ’93 kyqet në radhët e “Forumit të Gruas të LDK-së” ku qëndroi me besnikëri dhe dha maksimumin e vet,deri në vitin ’99,vitin e tmerrshëm po edhe vitin e fitorës sonë të madhe.

Kështu në fillimin e vitit 2000 fillon punën në Shoqatën e Gruas “Arbëria” në Istog.Aty ajo boton për tre vite gazetën mujore “Arbëria” dhe njëkohësisht punon në biblotekën e po kësaj shoqate.
Jetoi një jetë te qetë me familjen e saj ishte shumë e lumtur dhe e donte natyrën e sidomos natyrën e bukur që ka Istogu,por nuk do të zgjasë shumë kjo lumturi-harmoni familjare ,sepse poetja jonë do të kur preket nga “sëmundja e shekullit”më 2004 dhe më pas më 2005 do të ndahet nga kjo jetë…
Për të lënë pas vetës një bagazh të madh në kulturën dhe historinë më të re të Kosovës,si një ndër thesaret e këtij brezi…

Përmbledhjën e parë letrare “Fjala ime ka etje” e botoi më 1980 në Shtëpinë Botuese “Flaka e vëllazërimit” në Shkup,
e pastaj “Lule në ethe” më 1982 në Prishtinë në “Rilindje”,”Dita e trembëdhjetë” më 1990 po ashtu në “Rilindje” dhe “Kohë shirash” u botua fatkeqësisht pas vdekjes së poetës sonë të dashur më 2007 nga Shtëpia Botuese “Vatra”.

SHPËRNDAJE