Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj janë disa prej të arrestuarve nga policia e EULEX-it

 Pas marrjes në pyetje nga prokurorët e EULEX-it, nenkryetari i PDK-se dhe deputeti i Kuvendit të Kosoves Fatmir Limaj u la i lire. Pra ndaj tij nuk u shpall masa e paraburgimit siç u veprua ndaj disa te arrestuarve te tjerë. Por sipas njoftimeve tona bëhet e ditur se hetimet e prokurorëve të EULEX-it ndaj Fatmir Limaj do të vazhdojnë.

 

I gjendur i katërti ne listen e të akuzuarve per krime lufte te kryera gjate vitit 1999, Fatmir Limaj, ish- minister e deputet i PDK-se ne keto momente te mbremjes se vone po merret ne pyetje nga prokuroret e EULEX-it ne qendren kryesore te EULEX-it që gjendet ne Fushë Kosove. Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka konfirmuar kete njoftim dhe ka thënë se ështeë në pritje të vendimit per mbajtje në paraburgim apo për lirim deri në fillim të gjykimit.

 

Ish-ministri Fatmir Limaj është paraqitur në orët e vona të mbrëmjes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në bazë të fletarrestit të keshuar nga Prokuroria e EULEX-it. Trupi Gjykues do të vendos se a do të mbahet Limaj dhe 8 të tjerët e akuzuar në paraburgim apo do të qëndrojnë në liri deri në fillim të gjykiumit. Vetë, ish-ministri Limaj ka deklaruar se “e din që është e vështirë për ata që kanë pasur besim tek ai”, por, sipas tij, rendi ndihmohet në këtë mënyrë. “Kam thënë edhe më herët se po t’i kisha 1 milion jetë nuk do të ndërroja asgjë në jetën time”, tha Limaj. Këto komente ai i bëri në orët e mbrëmjes, teksa ishte nisur drejt Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Ish ministri i Postë-Telekomunikacionit të Kosovës tha se “për të, vendi është mbi të gjitha” dhe se “shpreson që fjalia askush mbi ligjin të mos keqpërdoret”.

 

SHPËRNDAJE