FATMIR IBISHI mbetet hero që me krenari do të mbajnë emrin e tij rrugët tona, rrugët e lirisë

Edhe pak ditë (pikërisht më 26. 2. 2000 ) mbushen dymbëdhjet vjet më parë duke luftuar armikun serbosllav, nën emblemën e UÇPMB-së, bie në altarin e lirisë dëshmori i kombit Fatmir Ibishi.

 

Nga Ismet TAFILI

 

Fatmir Ibishi nuk mund ta ndalte luftën pa u çliruar të gjitha trojet shqiptare. Ai  ra në luftën  e pabarabartë me armikun duke luftuar për Shqipërinë, sepse  e dinte se aty ku flitet shqip i thonë Shqipëri.

Fatmir Ibishi zhvilloi një luftë të pabarabartë  për disa orë rresht me forcat ushtarake-plicore serbe. Në këtë luftë, pa u tërhequr për asnjë milimetër prapa,  ra dëshmor Fatmiri i cili u bë  gurthemeli i fortë i shqiptarisë. Lufta e UÇPMB-së ishte një vazhdimësi e luftës së UÇK-së, dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse edhe në këto troje bëhej luftë për liri. Ndryshim kishte vetëm në shkornja, por kjo nuk do të thoshte se aty lufohej  për ndonjë ndarje të tokave shiptare, përkundrazi aty mbrohej Shqipëria.

Këtë ideal e kishte edh Fatmir Ibishi, i cili në çdo takim, në çdo bisedë e në çdo betejë nisej me bindjen se jemi duke luftuar për të drejtat tona, për ta bashkuar shqiptarinë, se edhe Bujanoci është Shqipëri.  Rënia tij ishte një humbje e madhe për ne, por në  të njejtën kohë ishte amanet dhe forcë  për gjithë luftëtarët e UÇPMB-së. Prandaj Ju familja e Fatmir Ibishit të jeni krenar për djalin tuaj, sikurse që jemi  ne ish uftëtarët e tij e i gjithë kombi. Gjeneratat do ta kujtojnë gjithëmonë, kanë uruar gjithnjë ishkomandntët, ish-luftëtarët e Fatmirit dhe mabrë popullata e Kosovës Lindore.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni