Familjarët e Amy Winehouse janë të bindur se vajza e tyre humbi jetën sepse la pijen.

Sipas ‘The Sun’, prindërit e këngëtares besojnë se 3 javët e fundit të jetës të kaluara pa pirë alkool ishin të papërballueshme për trupin e saj.

Burime pranë familjes thanë për tabloidin britanik se Amy injoroi këshillën e mjekëve për të lënë pijen në mënyrë graduale.

Amy Winehouse ndërroi jetë të shtunën e kaluar në moshën 27-vjeçare.

SHPËRNDAJE