Madrid, 8 shkurt – Kompania e pllakave të qeramikës për banja “Azteca” ka krijuar një linjë të re të pllakave me imazhin e Cristiano Ronaldos dhe Iker Casilasit. Këto plaka janë ekspozuar në Panairin në Valencia.

Një përfaqësues i kompanisë deklaroi “Kurrë nuk do ta kisha besuar një gjë të tillë, por me të vërtetë ideja është fantastike dhe po e rrit edhe imazhin dhe fitimin e kompanisë tonë.Për këtë pllaka ka shumë kërkesa në treg sidomos në ata të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Pllakat me foto të këtyre dy yjeve Madrilene ka nga madhësi të ndryshme dhe mund të dekorojë secilën pjesë të banjës”.

SHPËRNDAJE