BE mënjanon tezën për pezullim të përkohshëm të vizave sipas përqindjes së azilkërkuesve

Bashkimi Europian duket se po mënjanon tezën për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave mbi bazë të përqindjes së azilkërkuesve në shtetet anëtare të BE-së
Eurodeputetja Tanja Fajon shprehet se: “Ne po shkojmë në drejtimin e duhur së bashku me presidencën daneze dhe asaj të mëparshme polake si dhe Komùisionin Europian për arritjen e një kompromisi lidhur me heqjen e përqindjeve të azilkërkuesve, kur flasim për përkufizimin e një situatë alarmante në një nga shtetet anëtare. Mendoj, se është e mjaftueshme të thuhet nëse ka një rritje të papritur ose një rritje e madhe e azikërkuesve ose emigranteve të jashtëligjshëm dhe Komisioni mund të vlerësojë se sa serioze është situata. Ne nuk kemi nevojë për përllogatje matematikore, se kjo mund të jetë kundraproduktive”.

Komisioni Europian është zhbrapsur nga propozimi i tij i konsideruar si matematikor dhe po adopton qëndrimin e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave për të zëvendêsuar përqindjen e azilkërkuesve me termin një rast urgjence i rritjes së azikërkuesve apo situatë e jashtëzakonshme.

Në të shkuarën, Komisioni Europian është kritikuar se qasja e tij është matematike. Mendoj, se janë të nevojshme kritere strikte dhe të qarta për një mekanizëm të fortë. Kur ai të jetë i tillë, nuk ka nevojë për automatizim. Atëherë ne do të bëjmë një vlerësim politik, nëse ka vend për pezullimin e vizave, por sigurisht që kjo nuk do të jetë thjesht matematikore.

Serbia mbetet problematike lidhur me numrin e azilkërkuesve në territorin e shteteve anëtare të BE-së, ndërkohë që Shqipëria e ka ulur ndjeshëm numrin e tyre.

Ndërkohë Fajon thotë se: “Ne kemi marrë raportin e fundit të FRONTEX dhe mbi bazë të këtij raporti, edhe pse shifrat e azilkërkuesve nga rajoni janë ulur përgjithësisht. Ajo që ka numrin më të madh është Serbia. Gjithashtu kemi parë një rritje të numrit të azikërkuesve nga Bosnja fundin e vitit të shkuar. Përfitoj nga rasti që t’i bëj apel këtyre vendeve pasi lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre është në rrezik. Shqipëria ka ulur ndjeshëm numrin e azilkërkuesve dhe aktualisht nuk përbën problem”.

Mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave pritet të aprovohet në fund të presidencës daneze.

SHPËRNDAJE