platiniPreshevajoneee1

Michele Platini, president  i UEFA-s ne bisedë me korrespondentin tonë në Gjenevë Nefail Maliqi

 

 

Gjenevë, 31 mars 2013  -Zyrtarja e UEFA-s në Nyon  i  ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se  “gjatë seances dyditore  të Komitetit Ekzekutiv në Stambol është biseduar për Gjibraltarit cka në vitin e ardhshëm do të votohet për anëtarësimin e saj në UEFA…Por, për Kosovën, shprehim keqardhje se as kesaj radhe nuk është biseduar për Kosovën…”

 Nga korrespondeti yne ne Gjenevë:  Nefail MALIQI

PLATINI PËR “PRESHEVA JONË”: KOSOVA SË PARI NË OKB, PASTAJ NË UEFA

Pyetjes sonë se për cfarë arësye nuk është biseduar edhe për Kosovën, kur dihet se edhe  Gjibraltarit nuk është anëtare  e OKB-së, ajo na u përgjigj shkurt se  “për këtë mund ta pyesni Michel Platinin dhe se vetem ai mund ta dijë pse ?..”

 

Momentalisht, Kosova nuk mund të bëhet pjesë UEFA-s. Ky kanë qenë konkluzioni i fjalëve të presidentit të organizmit më të lartë të futbollit evropian, Mishel Platini në një intervistë për agjencinë informative „Presheva Jonë“ i cili u tregua i ashpër dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me mundësinë e Kosovës për t‘‘u anëtarësuar në UEFA dhe FIFA.

 

Kosova – Kjo ka shërbyer si një përgjigje e hidhur për mbarë shqiptarët, të cilët prisnin një përgjigje paksa më pozitive se ajo e presidentit të FIFA-s, Jozef Blater. “Unë u kam bërë të qartë disa herë dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të niste përgjigjen e tij si i zënë në faj Mishel Platini. Statuti i UEFA-s është shumë i qartë. Për të qenë anëtari i UEFA-s duhet të jesh më parë anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka pohuar për agjencinë informative “Presheva Jonë” Michele Platini, kyretar i UEFA-s

SHPËRNDAJE