vookE njihni këtë tipin në foto? Eshtë zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës. U bë i famshëm, pasi zbatoi një urdhër të presidentit Fadil Vokrri, duke u shfaqur me megafon në dorë para ndeshjes së luajtur në Turku, Finlandë-Kosovë. Ai u bëri thirrje tifozëve shqiptarë, duke u kërkuar të mos mbanin flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, me pretendimin se ato i përkasin një vendi të tretë.

Ky tipi, ndoshta edhe 3-4 të tjerë, përfaqësues të FFK-së, do të shfaqen sërish 2 orë para ndeshjes Kosovë-Kroaci, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, për t’u kërkuar shqiptarëve të heqin flamujt kuqezi dhe simbolet kombëtare.

Pretendimi është i njëjtë: flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, për të cilin derdhën gjakun për shekuj me ra

Image

dhë heronjtë e Kosovës, nuk i përket Republikës së Kosovës dhe provokon ndjenja shoviniste te pakicat serbe, turke, boshnjake, rome etj. Ti FFK, Fadil Vokrri dhe gjithë këta palaçot me megafon, ndeshja nuk luhet në Beograd, Kragujevac apo Suboticë, luhet në zemër të Shkodrës.

Nuk ka burrë, që ka mbajtur veshur fanellën bardhezi të Partizanit të Beogradit, apo që mban megafon në dorë, t’i detyrojë shqiptarët të flakin simbolet e tyre, që i kanë larë me gjak.

Një qëllimi të tillë nuk ia dolën as serbët, në mes të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke angazhuar 5000 policë e xhandarë, e jo më taborrët e mercenarëve të FFK-së.

Kosova, edhe pse është një republikë më vete, përbëhet në mbi 90% të saj nga shqiptarë, që kanë simbol kombëtar flamurin e kuq, me shqiponjë dykrenare. Shqiptarë, nuk ka rëndësi nga jeni; Shqipëria, Kosova, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova apo Çamëria. Nëse i shihni këto palaço me megafon në dorë, para dyerve të stadiumit “Loro Boriçi”, duke iu bërë thirrje që të hiqni simbolet kombëtare…., e dini vetë zgjidhjen.

Gjatë ndeshjes së 5 shtatorit, Shqipëri-Maqedoni, në Shkodër, një nga parrullat më të bukura, që u përsërit më shpesh në stadium prej tifozëve kuqezi, ishte ajo: Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë. Një sugjerim për presidentin e FFK-së: Mos i fryj këtij zjarri, se do të digjesh vetë. Besoj se nuk e ke harruar mbrëmjen e vjeshtës së 30 shtatorit 1987, kur në stadiumin “Ushtria Popullore e Jugosllavisë” të Beogradit, ndërsa mbaje veshur uniformën e shkëlqyeshme “Adidas”, me ngjyrat bardhë e zi të Partizanit, ta ulën kokën 11 shqiptarë të Flamurtarit të Vlorës.

Vërtetë ata nuk mbanin bluza të shkëlqyshme të markave prestigjioze në botë, dhe mbase uniformat e trikotuara të Kombinatit të Tekstileve Berat linin për të dëshiruar, por kishin ngjyrat kombëtare. kuqezi. Atë mbrëmje bëre gjithçka që ta nxirrje fitimtare krenarinë serbe, Partizanin e Beogradit.

SHPËRNDAJE