Facebook-u nxjerr shërbimin “Postim i Promovuar”A doni të paguani para për të qenë të sigurë se statusin tuaj e shikojnë të gjithë miqtë që keni pa përjashtim? Facebook-u i’ua lejon këtë.

Kompania ka lajmëruar se ka nxjerrë një shërbim të ri i cili quhet “Postim i Promovuar” për të bërë pikërisht këtë gjë.

Facebook-u thotë se testimi fillimisht do të fillojë në Zelandën e Re dhe do të praktikohet në 20 shtete të tjera para se të vendoset në SHBA.

Edhe pse çmimi nuk përmendet, Tech Crunch raporton se kompania iu kërkon përdoruesve të shpenzojnë 7$ për çdo përditësim gjendjeje (statusi) që duan ta “theksojnë”.

Ky shërbim është për njerëz që kanë llogari personale me 5000 shokë ose më pak. Facebook-u me siguri e përdor këtë shërbim për të fituar më shumë para.

Vlera e kompanisë është shumë herë më e ulët, që kur kjo vlerë u bë publike në maj.

SHPËRNDAJE