Mark Zuckerberg ka çdo arsye për tu gëzuar; analisti Gregory Lyons nga iCrossing ka thënë se Facebook do të arirjë në 1 miliard përdorues brenda pak muajve.
Facebook veçse ka konfirmuar se ka tejkaluar numrin prej 800 milion përdoruesve, ndërsa shtetet si India dhe Brazili, ku po shënon rritje të vazhdueshme rrjeti social, janë duke kontribuar në këtë rritje. “Duke shfrytëzuar procesin e regresionit linear në të dhënat e marra prej fundit të vitit 2008, ne presim që Facebook të arrij në një milliard përdorues gjashtë gushtit të vitit 2012. Duke shikuar të dhënat prej mesit të vitit 2006, viti 2008 duke si viti ku Facebook ishte duke u rritur me një shkallë të jashtëzakonshme, megjithatë të dhënat e fundit sugjerojnë një avancim linear”, thuhet në njoftim nga iCrossing.

Me fjalë të tjera, edhe pse Facebook ka tejkaluar fazën e saj të “Boomit”, ajo po vazhdon të rirtet dhe po vazhdon këtë rrugë pa konkurrencë, Një lajm interesant nga Lyon është se në SHBA dhe Britani të Madhe, rritja është ngadalësuar apo është stopuar. Kjo nuk është edhe befasi pasi që shtetet në fjalë janë dy prej vendeve ku Facebook është shfaqur herët dhe popullësia totale e të dy shteteve është vetëm 370 milion – as sa gjysma e përdoruesve në Facebook.

Gjersa popullësia po arrin në 7 miliard banorë, ideja që 1 në 7 banor të jetë aktiv në një rrjet social është vërtetë e jashtëzakonshme, veçanërisht duke konsideruar se këtu përfshihen edhe fëmijët, që nuk mund të jenë pjesë e Facebook pa i arritur 13 vjet. Duhet pranuar se edhe shumë njerëz kanë shumë llogari “private” e “publike”, dhe me gjasë kjo mund të ketë efektin e vet edhe në statistika.

Shenja e mirë këtu është se bota po zvogëlohet dhe ne po bëhemi më të lidhur mes vete, e në anën tjetër ende prapa tërë kësaj është vetëm një njëri që është nën kontroll të tërë kësaj dhe shpesh ndodh që të ketë ndryshime të politikave pa paralajmërime. Mos harroni se Zuckerberg është shefi dhe është ai që ende vendos se çka të veprohet, e është po ai që me Facebook ka sjellë një erë të re të rrjeteve sociale që më nuk është thjeshtë çështje e adoleshentëve por është pjesë e të gjithëve… /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE