(AIK-Presheva Jone)

 

Sa paguajti Facebook kur fitoi domeinin Fb.com, vitin e kaluar? Shumën prej 8.5 milionë dollarë, më shumë se 42 herë se vlera e paguar që ndërmarrja e kishte paguar për Facebook.com.

Në nëntor, ishte zbuluar që Facebook ishte duke lëshuar një version të sajuar për porosi. Ky version kombinonte SMS, dërgim të porosive, biseda dhe letra elektronike në një ndërfaqe të vetme, edhe pse Mark Zuckerberg disa herë e kishte përsëritur, “Nuk është e-mail.”

Një veçori e re e porosive në Facebook është që ju cakton ju një adresë për letra elektronike të rregulluar që përmban pjesën Facebook.com. Nëse një mik ju dërgon një porosi në adresën elektronike, ju do ta merrni atë në inbox të faqes Facebook. Fatkeqësisht, punëtorët e ndërmarrjes ishin duke përdorur domeinin Facebook.com për adresat e tyre, kështu që ishte e nevojshme që tëndërrohet domeini, që paraqet edhe arsyen se pse Facebook pati nevojë të bënte një blerjen e një domeini Fb.com në vend të parë.

Facebook fitoi këtë domein vitin e kaluar nga American Farm Bureau Federation, që përdor fb.org si domein parësor të vetin. Sipas Reuters, gjatë takimit vjetor në Atlanta, organizata jofitimprurëse tregoi se kishte fituar 8.5 milionë dollarë nga shitja e domeinit Fb.com.

Blerja e fundit nga Facebook me profil të lartë ishte bërë për Facebook.com, që njihej edhe si TheFacebook. Ndërmarrja paguajti 200,000 dollarë në gushtin e vitit 2005 për të marrë domeinin, 42.5 herë më pak se sa Facebook shpenzoi për të marrë Fb.com. Derisa blerja e domeinit Facebook.com ishte e shtrenjtë për ndërmarrjen në atë kohë, ajo mund të quhet si një investim i duhur që ka arritur të bëjë si një lloj ripagese për ndërmarrjen. Ndërmarrja duket qartë që shpreson që Fb.com të bëjë të bëjë të njëjtën gjë./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE