Facebook mundëson ndryshimin e komenteve tuaja

Ashtu siç u tregua nga Techcrunch, Facebook është duke bërë një hap të rëndësishëm, një veçori të cilën deri tani e kishte vetëm rrjeti Google+. Në këtë veçori përfshihet mundësia për të ndryshuar ndonjë koment të vjetër në përditësim, fotografi, video ose ndonjë përmbajtje tjetër e postuar në Facebook. Rrjeti shoqëror kishte mundësuar që nga prilli i vitit 2011 të ndryshoheshin komentet brenda pak sekondave, pasi ishin postuar. Por ky kufizim është eleminuar dhe tani përdoruesit mund t’i ndryshojnë komentet e tyre pa ndonjë kufizim kohor. Kjo do të jetë pjesërisht e dobishme për dikë që bën gabime drejtshkrimore, por nuk e kupton gabimin. Kjo veçori mund ndihmojë njerëzit që të ndryshojnë një koment në temat e nxehta, nëse janë ofenduese ndaj dikujt tjetër.

Facebook përfshin një lidhje të re “Edited” mes kohës së postimit dhe lidhjes “Like” në koment. Kur ju klikoni lidhjen “Edited”, një dritare do të hapet që liston të gjitha ndryshimet e bëra të atij komenti. Ashtu si me ndryshimet në Wikipedia, një përdorues i rrjetit Facebook mund të shfletojë përgjatë historisë së editimit, në mënyrë që të kuptojë se si ishte bërë ndryshimi.

Komenti paraqitet në bazë të ndryshimit të fundit. Sidoqoftë, një shok që ka marrë më parë një lajmërim për komentin nuk do të marrë ndonjë lajmërim të ri për komentin e ndryshuar. Për shembull, nëse një përdorues në Facebook e ndryshon një koment të bërë para gjashtë muajve, është më se e qartë që asnjë mik s’do ta marrë vesh.

Sipas Mashable, një përfaqësues nga rrjeti Facebook tha që veçoria është gati për një pjesë të përdoruesve dhe do të vazhdojë të lëshohet përgjatë profileve të të gjithë përdoruesve brenda ditëve të ardhshme. Ekipi menaxhues i rrjeti Facebook nuk ka treguar nëse platforma për komentim do të jetë edhe për faqet e palës së tretë ose ndërfaqet e celularëve në një të ardhme të afërt.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni