“Facebook” mund t’ju ketë borxh 500 € … po pse?

largea_facebook-cyber-crime1407235753Rrjeti social “Facebook” po përballet me një faturë të madhe për të paguar, pasi ndaj tij është ngritur një padi.
Organizata “Europa v Facebook” ka ndërmarrë një fushatë të quajtur, fushatë intimiteti ku i ka kërkuar rrjetit social për t’i paguar përdoruesit për të dhënat e tyre personale që publikojnë.

Sipas, kësaj organizate kompania e Mark Zuckerberg-së duhet të ndryshojë mënyrën në lidhje me marrjen e të dhënave private.

Deri tani Facebook dhe kompani të tjera kanë shitur të dhënat tuaja personale për të reklamuesit.

Fushata “Facebook v Evropa” mendon përdoruesit e “Facebook” duhet të përfitojë një pjesë të fitimit që merret nga të dhënat personale.

Deri tani 11 mijë persona kanë nënshkruar peticioni dhe pritet që ta nënshkruajnë edhe të tjerë.

Sipas të dhënave shumica e personave që e kanë nënshkruar vijnë nga vendet gjermano-folëse, të ndjekur nga një numër i madh që vinte nga Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni