Mesfushori i Barcelonës, Sesk Fabregas, ka thënë se përvoja e tij në ish-skuadrën e tij, Arsenal, i ka ndihmuar që të jetë në nivelin e duhur tek skuadra katalonase.

http://www.botasot.info/img/Cesc+Fabregas.jpgFabregas gjatë verës që lamë pas kaloi në skuadrën e Barcelonës nga skuadra angleze, Arsenal.

“Kam mësuar shumë gjëra në Arsenal. Eksperienca në këtë skuadër më ka ndihmuar shumë në Barcelonë. Tek Arsenali shpeshherë e kam arritur Robi Van Persin, kurse tek Barça, tashmë jam duke e bërë një gjë të tillë me Lionel Mesin”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE