Sebastian Vettel me Red Bull dominoi garën për Cmimin e Madh të Spanjës duke u rënditur sërish i pari.

Në Barcelonë, piloti gjerman la pas Lewis Hamilton me McLaren në vendin e dytë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Jenson Button.

Weber dhe Alonso kompletojnë 5 vendet e para të klasifikimit, ndërkohë që vendi i gjashtë shkoi për Michael Schumacher.

Pas kësaj gare Vettel thellon diferencën me ndjekësit në klasifikimin për pilotë duke shkuar në 118 pikë. Pas tij renditet Lewis Hamilton me 77 dhe Mark Weber me 67.

Formula 1 rikthehet javën e ardhshme me garën për Cmimin e Madh të Monakos.

SHPËRNDAJE