Jenson Button, piloti britanik i McLaren, ka regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Turqisë.

Në këtë sesion të dytë të provave të lira nuk mori pjesë Sebastian Vettel, i cili doli nga pista në sesionin e parë duke dëmtuar makinën e tij Red Bull.

Piloti i Mercedes GP, Nico Rosberg, regjistroi kohën e dytë më të shpejtë duke lënë pas Lewis Hamilton (McLaren) dhe shokun e tij të skuderisë, Michael Schumacher.

Vazhdon forma jo e mirë e Ferrarit. Felipe Massa përfundoi provat i gjashti, ndërsa Fernando Alonso u rendit në vendin e 11.

SHPËRNDAJE