Evertoni, i cili vazhdimisht ndjek mesin e tabelës ka vazhduar traditën ndaj skuadrës së Manchester Unitedit, duke i shkaktuar probleme në rezultat! Ata shënuan fitore para adhuruesve të vet në “Goodison Park”, me rezultat 1:0, i mjaftueshëm për të filluar stinorin me tri pikë të arta. Ndërkaq Alex Ferguson sikur nuk po ka fat ndaj Evertonit, prej të cilëve pikërisht e kishte “blerë” sulmuesin tani numër një të skuadrës Rooney. Por hero i mbrëmjes ishte futbollisti i tanishëm i Evertonit, Marouane Fellaini, kur realizoi në minutën e 57-të golin e vetëm në takim. Përforcimi më i përfolur i verës, Robin van Persie, filloi takimin nga bankina, ndërkaq që u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, në vend të Welbeck. Përkundër orvatjeve të tij, Manchester United mbeti pa pikë në këtë takim. Pos United keq e nisi stinorin edhe Liverpooli, ndërkaq kampioni në fuqi, Manchester City, u tregua më i suksesshëm duke rikthyer humbjen në fitore.

SHPËRNDAJE