Edicioni i 56-të i Konkursit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest) do të organizohet mes datave 10-14 maj në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë.

Turqia, për të arritur në finale, do të konkurrojë në natën e parë gjysmëfinale, që do të zhvillohet më 10 maj.

Dje në Dyseldorf, ku do të organizohet edhe edicioni i 56-të i Eurovizionit dhe Turqinë do ta përfaqësojë grupi “Yüksek Sadakat”, u hodh shorti dhe mbajt një ceremoni.

Turqia, e cila në hedhjen e shortit të Konkursit Evropian të Këngës, ku këtë vit do të marrin pjesë 43 vende, mori pjesë nga vazoja e 4-t, në natën e parë gjysmëfinale të 10 majit do të konkurrojë bashkë me Shqipërinë, Finlandën, Armeninë, Zvicrën, Norvegjinë, Gjeorgjinë, Rusinë, Poloninë, Serbinë, Kroacinë, Azerbajxhanin, Lituaninë, Hungarinë, Maltën, San Marinon, Islandën, Portugalinë dhe Greqinë.

Kurse në natën e dytë gjysmëfinale të 12 majit përpara jurisë do të dalin Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja e Jugut, Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia, Letonia, Bullgaria, Estonia, Rumania, Sllovenia dhe Irlanda.

Bëhet e ditur se këtë vit, në edicionin e 56-të të Eurovizionit do të marrin pjesë edhe Italia, Austria dhe San Marino, vende këto që nuk ishin të pranishme në këtë eveniment prej shumë vitesh.

Pas eliminimeve, në mbrëmjen finale për vendin e parë do të konkurrojnë gjithsej 25 vende.

Gjithashtu, në ceremoninë e organizuar dje, një delegacion i ardhur nga kryeqyteti Oslo i Norvegjisë i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Dyseldorfit, Dirk Elbers, çelësin simbolik të Konkursit Evropian të Këngës.

SHPËRNDAJE