Résultat de recherche d'images pour "U Srpskoj uhapšene"Preshevë, 18 tetor –Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të “Republikës së Serbisë” kanë arrestuan dy persona në aksionin ndërkombëtar “Dragon”. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga mediat e Sarajeves ka mësuar se te arrestuarit jane dy kosovar Q.Z (35) dhe A.M (36) te cilët transportonte emigrantë të paligjshëm nga Kosova. Sipas zyrtarëve te policisë serbe në qytetin Ustiprac, komuna e Novo Gorazde, kontabandistet kosovarë u gjenden me një “Citroen” në të cilin kishte 5 emigrantë të paligjshëm nga Kosova.i Po ashtu sipas burimeve, mesohet se në të njëjtën ditë një person po ashtu nga Kosova është arrestua në Rogaticë. Pas përfundimit të çështjes, Prokuroria e BH do të raportojë mbi veprën penale të kryer të kontrabandimit të njerëzve. Aksioni i policisë ne “Srapska Republikë” me emrin “Dragon” është i drejtuar nga Europol, me qëllim të parandalimit të kontrabandimit të emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore nga Kosova dhe vendet tjera te Ballkanit ne drejtim te vendeve te BE-së

SHPËRNDAJE