Europa League, dominojnë skuadrat spanjolle

Nuk ka pasur surpriza në skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale në kompeticionin e Europa Leauge.

Atletik Bilbao edhe pse ka barazuar në këtë ndeshje të dytë me Shalken 2-2, falë fitores së takimit të parë 4-2, ia ka dalë mbanë të kualifikohet më tej, duke lënë jashtë gjermanët e Shalkes të cilët me 4 golat në të dyja ndeshjet nuk kanë mundur të kalojnë për më tej.

Përballë Bilbaos do të jetë një tjetër spanjolle në gjysmëfinale Valencia, e cila shkatërroi në ndeshjen e dytë 4-0 Alkmarin, duke mbyllur cerekfinalet me rezultatin e të dyja ndeshjeve 5-2.

Atletiko Madridid është tjetër skuadër spanjolle që eliminon një gjermane në këtë fazë. Hanoveri është mundur në fushën e tij në këtë ndeshje kthimi me rezultatin 1-2 duke mbyllur me një rezultat të përgjithshëm cerekfinalet 4-2. Atletiko e Madridid është skuadra e tretë spanjolle nga 4 më të mirat e kupës Europa League.

Në fazën tjetër gjysmëfinale ata do të përballen me Sportingun e Lisbonës, skuadër e cila eliminoi Metalisin me një rezultat të përgjithshëm 2-3.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 19 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 26 prill. Finalja e Europa League do të zhvillohet më 9 maj në Arenën Nacionale të Bukureshtit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni