Rezultatet e ndeshjeve të dyta e kanë lënë Italinë në një situatë të ngjashme me kampionatin europian të vitit 2004.

Italia atëherë arriti në ndeshjen e fundit të grupeve duke mos u varur nga vetja. Një barazim 2-2 mes Danimarkës dhe Suedisë i linte jashtë Europianit edhe nëse axurrët do të fitonin ndaj Bullgarisë. Pikërisht kështu ndodhi. Përgjatë atyre ditëve fjala kryesore në mediat italiane ishte “biskota”, që në vendin fqinj përdoret si term futbollistik për një marrëveshje jo të shkruar mes dy ekipeve që i shkon për shtat një rezultat i caktuar.

Suedezët dhe danezët u kundërpërgjigjën atëherë se kurrë nuk do të bënin një marrëveshje të tillë, por e vërteta është se takimi përfundoi 2-2, të dyja ekipet nordike kaluan për më tej, ndërsa Italia u kthye në shtëpi edhe pse fitoi me vuajtje ndaj Bullgarisë.

E njëjta gjë po ndodh edhe tani me mediat italiane që po përjashtojnë fitoren e Spanjës (sigurisht edhe atë të Kroacisë). Nëse një nga këto skuadra do të fitonte dhe Italia gjithashtu do të fitonte ndeshjen e saj ndaj Irlandës, axurrët klasifikohen si të dytët e grupit.

Barazimet – Nëse ndeshja Spanjë-Kroaci përfundon 0-0, Italia klasifikohet si e para e grupit dhe Spanja e dyta.

Nëse ndeshja Spanjë-Kroaci përfundon 1-1, Italia klasifikohet nëse fiton me 3 gola diferencë ndaj Irlandës; ose nëse fiton me 2 gola diferencë duke shënuar të paktën 4 gola; ose nëse fiton 3-1. Në rastin e fundit do të klasifikohej Italia sepse në renditjen e UEFA-s renditet në vend të katërt, ndërsa Kroacia në vend të shtatë.

Cdo barazim 2-2, 3-3, 4-4 etj. e me më shumë gola do ishte fatal për Italinë sepse ka më pak gola se Spanja dhe Kroacia në ndeshjet direkte. Në këtë rast Spanja do të përfundonte grupin e para dhe Kroacia e dyta.

SHPËRNDAJE