Sipas FoNet-it të Beogradit dhe JUGpress-it të Leskovcit,

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeljeviq  tha sot se Ekspertët e Misionit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer një operacion në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit , në kërkim të mbetjeve të personave të zhdukur, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 24 qershor / AIK-Presheva Jonë

“Në këtë rast nuk janë gjetur kurfarë mbetjesh” tha Gudeljeviq dhe shtoi se “Ekipi do të jetë gati për të shkuar përsëri nëse do të ketë informacione të reja”

Ajo tha se operacioni, i cili u zhvillua këtë vit, ishte rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes EULEX/OSM-së dhe FSK-së. “Qëkur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan OSM Ekspertëve në dhjetor 2008.  Departamenti ka kryer më shumë se 290 operacione në terren” tha Gudeljeviq.

SHPËRNDAJE