Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj janë disa prej të arrestuarve nga policia e EULEX-it

Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha.

Burime tona të pakonfirmuara nga terreni njoftojnë se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë edhe Refki Mazreku – Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot” njësitet speciale të EULEX-it kanë arrestuar sot në orët e mëngjesit, komandnatin e Policisë së Kosovës të rajonit të Prizrenit Nexhmedin Krasniqi. Në mesin e të arrestuarve janë dhe persona të tjerë ndërsa këta akuzohen për krime lufte.

Në ndërkohë kanë reaguar Shoqatat e UÇK-së. Në një reagim me shkrim për këto arrestime ndër të tjerash thuhet;

Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lypjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës.

UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur.

Duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, ne kërkojmë që gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet menjëherë, e të ndjeken kriminelët e vërtetë.

Në ditët në vijim, do të informojmë opinionin për masat tona të mëtutjeshme të cilat do të jenë në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot” njësitet speciale të EULEX-it kanë arrestuar sot në orët e mëngjesit, komandnatin e Policisë së Kosovës të rajonit të Prizrenit Nexhmedin Krasniqi. Në mesin e të arrestuarve janë dhe persona të tjerë ndërsa këta akuzohen për krime lufte.

SHPËRNDAJE