Shtëpia e revizionit “Ernst & Jang” në prognozat e saja për eurozonën ka bërë të ditur se bankroti i Greqisë “tash duket i pashmangshëm” dhe shpreh drojën se pjesë të eurozonës serish mund të zhyten në recesion.

Në raportin e saj, kompania thekson se kriza e borxheve në eurozonë nuk po tregon shenja të ngadalësimit dhe se pyetja kryesore ka të bëjë me atë se kur Greqia do të bankrotojë dhe si të menaxhohet pas kësaj.

Raporti parasheh se rritja e Bruto prodhimit vendor të eurozonës këtë vit mund të jetë 1,6 për qind, që është më e ulët se sa prognoza e mëhershme prej dy për qind, ndërsa vitin e ardhshëm kjo rritje mund të jetë vetëm 1,1 për qind.

SHPËRNDAJE