Erkand Qerimaj shpallet kampion i dyfishtë Europe

Peshëngritësi shqiptar ka fituar dy medalje ari në Antalia të Turqisë

Erkand Qerimaj është shpallur kampion i dyfishtë Europe, në aktivitetin që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Peshëngritësi shqiptar ka fituar dy medalje ari në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, ndërsa ai është sjpallur edhe nënkampion Europe në stilin e shkëputjes, ku mori medaljen e argjendit, duke u klasifikuar i dyti.
Qerimaj ngriti 158 kg në shkëputje, duke e humbur medaljen e artë vetëm për një kilogram, ndërsa dominoi pa e vënë asnjëherë në dyshim triumfin në shtytje. Në provën e parë në këtë stil, peshëngritësi shkodran realizoi me sukses 187 kg dhe ishte automatikisht në zonën e medaljeve.
Por ai ka kërkuar maksimumin, duke ngritur 190 kg në provën e tretë dhe arriti të shpallej kampion Europe në shtytje dhe në dygarësh, ku e mbylli konkurrimin me 348 kg të ngritura në total të kategorisë 77 kg.
Gara mjaft spektakolare është karakterizuar nga dueli shqiptar, pasi edhe shtangisti tjetër kuqezi, Hysen Pulaku ka kërkuar medalje, në shtytje dhe dygarësh. Megjithatë, ai nuk realizoi provat me 190 dhe 191 kg, duke u pozicionuar i shtati në shtytje dhe i gjashti në dygarësh.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni