Kanë pirë bashkë në takim çaj ‘rusi’ dhe janë vëllazëruar fort. Pas kryeministrit Hashim Thaçi, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan “zë” një tjetër vlla shqiptar.

Erdogan e ka quajtur vëlla edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takimi të ngrohtë me të. “Ne jemi miq, e përtej miqëve, ne jemi vëllezër, Ali Ahmeti është vëllau im. Problemet e juaja janë problemet tona.”, ka thënë Erdogan. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen rreth Ahmetit për të realizuar të drejtat e veta.

Ahmeti ndërkaq vlerësoi lartë rolin e Turqisë në Ballkan dhe ftoi kryeministrin turk që të ndikojë në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike duke ftuar biznismenët turk që të realizojnë investime të drejtëpërdrejta në zonën e lirë ekonomike të Tetovës me kushte jashtëzakonisht të volitshme.

SHPËRNDAJE