Erdhi FIREFOX 5

 22 qershor –

Mozilla ka filluar diç më herët distribuimin e versionit final të browserit Firefox 5. Kjo kompani edhe më herët ka premtuar publikimin më të shpejtë të versioneve të reja të browserit, dhe ashiqare duket se do ta mbajë këtë premtim.

Tani për tani browseri i ri është në disponim vetëm përmes FTP serverëve të Mozillas (Mac – ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/5.0/mac/en-US/ – Windows – ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/5.0/ëin32/en-US/ dhe Linux – ftp://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/releases/5.0/linux-i686/en-US/) dhe edhe pse bëhet fjalë për versionin final megjithatë janë të mundshme disa ndryshime nëse ka nevojë për to. Firefox 5 nuk sjell interfejsin e ri dhe ndonjë ndryshim të madh, por shfrytëzuesve u ofron qasje më të thjeshtë në parametrat për mbrojtje nga përcjellja e webfaqeve (brenda privacy) si dhe përkrahjen për animacionet CSS.

Ky browser do të gjendet në distribuim “zyrtar” përmes upgrade brenda aplikacionit, prej 21 qershorit, pra prej sot.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni