Berne, 8 maj -Në Zvicër, aktualisht jetojnë mbi 400.000 myslimanë, shumica shqiptare nga Kosova për te cilet  ka vetëm dy funerale islame. Një prej tyre është Solothurn qe dretjohet nga i riu nga Bujancoa Enver Fazliu. Ai së bashku me babain e tij, ai siguron se kalimi nga jeta në vdekje kryhet sipas traditave të Islame, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”

 

Enver Fazliu ga Bujanoca ne Zvicër nga viti 2005 deri më tash ka bere riatdhesimin e afër 1400 kufomave ne vendlindjet e tyre 

Babai i Enverit, Naimi, një besimtar i devotshëm, prej kohësh bënte pastrimin dhe përgatitjen e kufomave myslimane me Zvicër për sipërmarrje tjera. Por, me rastin e vdekjes së gjyshes së tij, bënë që të mendonte për një punë tjetër, që do t`ua lehtësonte punën bashkekomabsve dhe te tjere në rastet e vdekjes në vend te huaj. Dhe ketu si duket i lindi edhe ideja për ndimuar bashkekombasit e tij ne këtë drejtrim duke hapur kompaninë e tij me emrin “Ahireti”. Sipas Fazliut, vetem pesë për qind  që jetojnë në Zvicër e muslimanëve duan qe te varrosen ne Zvicër. Shumica e të ndjerve janë transferuar në shtëpinë e tyre. Siopas TV zviceran SRF ky udhëtim i fundit kushtoë 3000 franga (“Die meisten Verstorbenen werden in ihre Heimat überführt. Diese letzte Reise kostet bei den Fazlijis 3‘000 Franken“)

Ky është Enver Fazliu (32) nga Letovica e Bujanocit, shqiptari ky i vetëm në Zvicër që udjheheq me bain e tij Naimin një kompani varrimesh për myslimanët ne këtë vend. Enveri, kur erdhi me prinderit në Zvicer kishte vetem 6 vjeç. Pas shkollmit të obligueshëm, ai ndjek stujdimet profesionale ne arkivist në Bibliotekën e Solothurnit.

 

Fazliu në vitin 2005 ka themeluar kompaninë e tij me emrin “Ahireti”, në Bellach (SO) që ofron shërbime funerale, trasportimine  kufomave nga Zvicra ne drejtim te Kosove, perfshire këtu edhe ata ne Luginen e Preshevës .  “Në vitin e parë të punës, kemi pasur vetëm 4 kufoma. Kurse në vitin 2016 ka pasur 250 kufoma.70 % e kufomave që dërgohen nga Aeroporti i Cyrihut, destinacion kanë vendet e Ballkanit, shumica e tyre Prishtinën. ” tregon Enver Fazliu ne nje emison spcail ne TV zviceran (SRF), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Ne fund z.Fazliu pohoin se keshtu ka ndodhur me gjeneratën e parë të emigrantëve që kanë dëshirë të varrosen në atdhe, duke shtuar se  gjeneratat e reja ndoshta do te kekrojnë që varrimin ta bëjne në Zvicër, ku janë sighruar terrene, mbi 30 lokacione ku mund të varrosen edhe myslimanët.

SHPËRNDAJE