Roma edhe në përballje më Sienën nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim.

Roma dhe Siena, mbrëmë në “Olimpiko”, kanë luajtur baras 1:1, në kuadër të xhiros se tretë të Seria A.

Trajneri i “romakëve”, Luis Enrik ka thënë pas ndeshjes barazimi ndaj Sienës është shqetësues. Ai tha se është i kënaqur më lojën e skuadrës se tij, por mungon finalizimi i duhur.

“Ekipi ka bërë çdo gjë që kam kërkuar, por po mungon finalizimi i duhur. Ky është një problem që po më shqetëson. Unë jam i shqetësuar për mungesës e besimit që duhet të kenë lojtarët. Lojtarët kanë frike është një situate që kemi nevoje të përmirësohemi. Në këtë situate ne jemi ende larg nga diçka që ne duam të bëjmë”, ka thënë Enrike.

SHPËRNDAJE