Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Malloviq e ka quajtur spekulim pezullimin e një fletarrestimi për ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çeku, aktualisht ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Kjo është e pavërtetë. Fletarrestimi është edhe më tutje në fuqi. Ndonëse hetimet janë zhvilluar shumë keq, me shumë lëshime, para kamerave të RT Serbisë në atë kohë, kanë ndodhur krime të mëdha në zonën e përgjegjësisë së Agim Çekut”, ka thënë Malloviq.

Sipas saj, kanë pësuar shumë “civilë serbë dhe robër të luftës”. Për këto vetëm prokuroria dhe gjykata që merren me këtë temë mund të japin përgjigje adekuate, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE